TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 16:12

Kualifikueset e “EURO 2025”/ Shqipëria U-19 pa ‘busull’, kuqezinjtë pësojnë humbjen e dytë radhazi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e “EURO 2025”/ Shqipëria U-19 pa

Shqipëria U-19 nuk ia ka dalë as ditën e sotme të sigurojë pikë në kualifikueset e “EURO 2025”. Kuqezinjtë e Julian Ahmatajt u mposhtën 1-0 nga Danimarka U-19.

Goli vendimtar i kësaj përballjeje u shënua nga Lund-Jensen në minutën e 36.  Kombëtarja jonë nuk ia doli të bënte “autokritikën” pas humbjes së thellë 6-0 ndaj Izraelit.

Disfata e sotme është e dyta rresht për ekipin U-19 në këto kualifikuese, duke mbajtur vendin e fundit në grup me 0 pikë. Ndërkohë nga ana tjetër Danimarka pas këtij triumfi shkon në kuotën e 6 pikëve, po aq sa Izraeli që triumfoi ditën e sotme 3-1 ndaj Irlandës së Veriut.

shqipëria u-19 danimarka u-19 kualifikueset e "euro 2025"

Lini një Përgjigje