
Sfida e sotme është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte.
Shqipëria mat forcat me Letoninë në “Air Albania”, në përballjen që do shkojë për llogari të Kualifikueseve të Botërorit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Silvinjo dhe homologun Nikolato që kanë ndarë mendjen për titullarët.
Tekniku brazilian ka zgjedhur që në fushë të hedhë rreshtimin e tij të parapëlqyer, 4-3-3, me në portë Strakoshën, në mbrojtje Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi e Shehu, ndërsa në treshen e sulmit janë rreshtuar Broja dhe Bajrami nga krahët, të cilët mbështesin Manaj në qendër.
Sfida e sotme është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte.
Kuqezinjtë e Silvinjos janë të ‘dënuar’ për tri pikë. Për ta bërë këtë Shqipërisë i duhet të thyejë statistikat, pasi në gjashtë takime kundër Letonisë që nga 1992 ka gjashtë barazime në po kaq ndeshje. Barazim 1-1 përfundoi edhe sfida e 10 qershorit e këtij viti për Grupin K kualifikues në Riga.

Lini një Përgjigje