TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2025, 18:19

Presidenti i Federatës së Letonisë viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, drekë zyrtare me Armand Dukën (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Federatës së Letonisë viziton ambientet e

Presidenti i Federatës së Futbollit të Letonisë, Vadims Lasenko, vizitoi këtë të martë “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës Shqipëri-Letoni që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Presidenti i Federatës së Letonisë viziton ambientet e

Gjatë vizitës, ai pati mundësinë të njihej nga afër me rrugëtimin dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite, të shohë muzeun e FSHF-së dhe ambientet e saj institucionale. Presidenti Lasenko u ndal gjithashtu në kompleksin stërvitor të Kombëtares, ku pa nga afër fushat dhe infrastrukturën moderne të “Shtëpisë së Futbollit”.

Presidenti i Federatës së Letonisë viziton ambientet e

Më tej, Presidenti Vadims Lasenko u prit në drekë zyrtare nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Presidenti i Federatës së Letonisë viziton ambientet e

vadmis lasenko presidenti i federatës së lituanisë

Lini një Përgjigje