TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2025, 16:50

Zinedin Zidan drejt kombëtares së Francës, Zizu mban shëninme çdo ditë dhe di gjithçka për lojtarët

Shkruar nga Pamfleti

Zinedin Zidan drejt kombëtares së Francës, Zizu mban

Në Francë raportohet se Zidan Zidan po përgatitet të zëvendësojë Deshamp si trajner i kombëtares, pas Botërorit 2026. Sipas “L’Equipe”, momenti pritet të vijë, edhe pse ende nuk dihet data e saktë kur do të marrë drejtimin e “Gjelave”. Mediat theksojnë se që më 12 korrik, gjatë kremtimit të 27-vjetorit të Botërorit 1998, ishte e qartë se Zidan do të bëhej trajneri i ardhshëm.

Deshamp nuk mori pjesë, ndërsa legjenda të tilla si nLoren Blank, Bogosian, Vinsent Kandela, Bartez, Karembë, Petit, Diomede, Aime Xhek, si dhe Pogba e Platini ishin të pranishëm. Zidan u përfshi edhe në shakatë e kolegëve për të ardhmen, duke biseduar gjithashtu me Blank për eksperiencën e tij si trajner i Francës (2010-2012).

Një mik i afërt i Zidan i tha medias: “Ai di gjithçka…, informacioni i vjen më shumë sesa e kërkon. E di që lojtarët e Francës ëndërrojnë të punojnë me të”. Megjithatë, Filip Dialo, presidenti i FFF, është më i kujdesshëm: “Është shumë herët, Federata do të jetë gati kur të vijë momenti”.

“L’Equipe shkruan”: “Zidan mban shumë shënime, ka ide të qarta për lojën e ardhshme të kombëtares. Ai ndjek rregullisht ndeshjet e Ligës 1, ato europiane dhe përtej. Vëzhgon gjeneratën e re dhe, falë rrjetit të tij, informohet mbi personalitetet e lojtarëve, përfshirë ata që tashmë janë pjesë e kombëtares aktuale”.

zinedin zidan kombëtarja e francës

Lini një Përgjigje