
Ish-futbollisti Saimir Patushi ka ngritur akuza ndaj trajnerit të Kombëtares, Silvinjo.
Në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në “Ora News”, ai u shpreh se ka një çarje në Kombëtare mes lojtarëve dhe Silvinjos dhe kanë qenë kapriçot e trajnerit brazilian që kanë sjellë këtë çarje.
“Të them të drejtën, ne jemi zhgënjyer, sidomos pjesa e trajningut shqiptar. Shikoj një çarje mes grupit të lojtarëve dhe Silvinjos. Një pjesë e mirë e tyre nuk i përgjigjen më trajnerit, sepse janë kapriçot e tij që çuan në këtë situatë”, tha Patushi.
Ai shtoi se Silvinjo e ka humbur kontrollin, ndonëse përpiqet të krijojë përshtypjen se çdo gjë është nën menaxhim.
“Që të bësh atë 90 minutësh që Silvinjo bëri në miqësore… po të ishte ndonjë trajner shqiptar do të ishte persekutuar dhe larguar. Misteri mendon se i ka gjërat në dorë, por realisht çdo gjë i ka dalë jashtë funksionit”, theksoi ish-futbollisti.
Megjithatë, Patushi shpreson që futbollistët të marrin përgjegjësitë vetë dhe të japin maksimumin për fanelën kuqezi:
“Uroj që djemtë ta marrin situatën në dorë dhe të japin më të mirën për Kombëtaren.”
Lini një Përgjigje