TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 16:58

Nga gjoba te mbyllja totale e stadiumit, Bajerni pret ekipin belg me 10 mijë tifozë më pak

Shkruar nga Pamfleti

Nga gjoba te mbyllja totale e stadiumit, Bajerni pret ekipin belg me 10

Bajerni do të duhet ta mbyllë të gjithë tribunën jugore për tifozët e saj në ndeshjen e ardhshme në shtëpi në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, ndëshkimi i vendosur nga UEFA ishte dukshëm më pak drastik.

Pas përdorimit të përsëritur të mjeteve piroteknike në tribunën jugore gjatë ndeshjeve në shtëpi në Ligën e Kampioneve, Bajerni është gjobitur me 50 mijë euro dhe është dënuar me mbylljen e pjesshme të “Alianz Arenës” nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s. Megjithatë, Bajerni ka njoftuar tani se e gjithë tribuna jugore do të mbetet e mbyllur për tifozët bavarezë gjatë ndeshjes së ardhshme kundër Union Seint-Zhiluaga Belgjikë, më 21 janar.

Meqë në ndeshjet në shtëpi të Bajernit nuk përdoret shitja e biletave sipas blloqeve në nivelin e poshtëm të tribunës jugore dhe të gjitha 9.336 biletat për blloqet 109-117 janë të vlefshme, është teknikisht e pamundur që klubi të anulojë në mënyrë selektive vetëm 4.800 biletat për blloqet 111-114,” shpjegoi klubi në faqen e tij zyrtare.

Për këtë arsye, të gjitha biletat për tribunën jugore do të anulohen dhe çmimi i biletës do të rimbursohet. Drejtori ekzekutiv Jan-Kristian Dresen i kishte kritikuar ashpër tifozët menjëherë pas ndeshjes kundër Sporting Lisbonës. Fillimisht, dënimi i UEFA-s ishte pezulluar. Megjithatë, në ndeshjen e fillim dhjetorit u ndezën sërish flakadanë dhe ndëshkimi u vu në zbatim pak më vonë.

Madje u shqetësova se ndeshja mund të ndërpritej për shkak të dukshmërisë,” tha Dresen dukshëm i irrituar pas ndeshjes, duke e ditur se çfarë do të pasonte: “Është thjesht e papranueshme. Është e qartë se cili do të jetë ndëshkimi i UEFA-s. Do të ketë përjashtim të pjesshëm të tifozëve në tribunën jugore.” Shefi i Bajernit nuk mund ta shpjegonte se si mjetet piroteknike futen në stadium pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme: “Me sa duket, ata janë mjaftueshëm kreativë për ta arritur këtë herë pas here. Këtë e shohim vazhdimisht edhe në stadiume të tjera.”

bajerni i mynihut champions league

Lini një Përgjigje