TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 16:36

Asllani refuzonte që të largohej nga Seria A, dy opsionet e merkatos për skuadrën e Interit

Shkruar nga Pamfleti

Asllani refuzonte që të largohej nga Seria A, dy opsionet e merkatos

Kristjan Asllani akoma nuk është larguar nga Torino, edhe pse mbetet jashtë planeve të klubit. Interi duhet të gjejë fillimisht destinacionin e ri, për të pranuar mbylljen e huazimit te rivalët e Serisë A.

Deri tani janë përmendur disa emra si Paris FC, Zhirona, Sasuolo, Parma dhe Fiorentina ku Asllani është propozuar nga zikaltrit. Interesimet nga Zhirona dhe Sasuolo duket se nuk kanë vëmendjen kryesore të Asllanit.

Mesfushori i Kombëtares refuzonte që të largohej nga Seria A në verë. Po ashtu në Itali u raportua se nuk aprovon kalimin te Sasuolo.

Për këtë nuk do të jetë e lehtë, që të gjendet klubi i ri. Interi synon që ta huazojë, me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje