TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 22:57

Dramë me penallti të humbur në fund, Leao shpëton Milanin; Xhenoas i ikën fitorja nga duart

Shkruar nga Pamfleti

Dramë me penallti të humbur në fund, Leao shpëton Milanin;

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Xhenoas, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 19 në Serinë A. Pas një kundërsulmi të shpejtë të Xhenoas dhe mos largimit siç duhet i topit nga Davide Bartesagi, Ruslan Malinovski krosoi në zonë, Lorenco Kolombo dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 28.

Sulmuesi 23-vjeçar është lojtar i Milanit, por këtë sezon është i huazuar te Xhenoa. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Xhnoan. Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e vakët për Milanin.

Në minutën e 58, Kristian Pulisiç gjeti golin, por u anulua nga VAR për prekje me dorë të topit nga amerikani. As zëvendësimet e kryera nga Maks Alegri nuk është se dhanë ndonjë efekt.

Barazimi për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 90+2. Luka Modriç krosoi nga këndi, Rafa Leao përfitoi nga mos largimi i topit nga mbrojtësit vendas dhe e dërgoi atë me kokë në rrjetë.

Në minutën e fundit shtesë, Xhenoa fitoi një penallti mjaft të kontestuar, pas një faulli të Bartesagit brenda zonës. Pas ndërhyrjes së VAR, arbitri dha penallti, Stanciu goditi jashtë, duke humbur mundësinë e jashtëzakonshme për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Rezultati final 1-1.

Pas këtij barazimi, Milani renditet i dyti me 39 pikë, tri pikë më pak se Interi kryesues. Xhenoa mbetet në vendin e 17 me 16 pikë.

milan xhenoa seria a

Lini një Përgjigje