
Al-Nassr zhgënjen sërish. Ekipi ku luan Kristiano Ronaldo ka dështuar në ndeshjen e tretë radhazi, këtë herë duke u mundur në shtëpi 1-2 nga Al Qadsiah. Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Miqtë shënuan fillimisht me meksikanin Julian Kuinones në minutën e 51, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe mbi të gjitha gafës fatale të portierit vendas, Al-Aqidi.
Nahitan Nandez dyfishoi shifrat për miqtë në minutën e 65, i cili ndoqi në mënyrë të përkryer aksionin e shpejtë dhe pasi tentativa e parë u ndal nga vendasit, uruguaiani dërgoi topin në rrjetë me goditjen e tij.
I zakonshmi Kristiano Ronaldo shënoi me penallti golin që vulosi rezultatin përfundimtar, atë 2-1, duke realizuar të parin për vitin 2026.
Duke e bërë këtë, ai regjistroi një gol për vitin e 25 kalendarik radhazi, një shifër e frikshme e sulmuesit i cili ka arritur kuotën e 958 golave në karrierë ku ka si objektiv të arrijë shifrën 1000.
Lini një Përgjigje