TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 19:53

U shfaq me logon e Arsenalit në duar, trajneri i Totenhemit justifikohet pas sulmeve nga tifozët: Nuk ishte e qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti

U shfaq me logon e Arsenalit në duar, trajneri i Totenhemit justifikohet

Trajneri i skuadrës së Totenhemit, Tomas Frenk është “kryqëzuar” nga ndjekësit në rrjetet sociale. Ngjarje kjo e cila lidhet me një foto të shkrepur, teksa shihet se ai ishte duke pirë nga një gotë letre me stemën e Arsenalit, rivalit të përjetshëm të tyre.

Në një moment delikat për klubin, ku Totenhemi renditet vetëm në vendin e 14 në Premier Ligë, imazhi ka shtuar edhe më shumë presion mbi trajnerin danez. Duke marrë parasysh rivalitetin historik mes dy klubeve londineze, fotografia është parë nga tifozët si e papranueshme.

I pyetur për situatën dhe rrëmujën e shkaktuar, Frenk mohoi çdo qëllim të keq, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

Absolutisht nuk e kam vërejtur. Do të kishte qenë budallallëk i pastër nëse do ta dija që stema e Arsenalit ishte në gotë dhe do ta merrja. Nuk do të bëja kurrë diçka të tillë me qëllim”, deklaroi trajneri i Totenhemit.

Megjithatë, pavarësisht shpjegimit të tij, tifozët po kërkojnë shkarkimin e Frenk, shto këtu edhe faktin e rezultateve të dobëta. Fati i tij duket se do të varet kryesisht nga rezultatet e ndeshjeve të ardhshme.

tomas frenk trajneri i totenhemit

Lini një Përgjigje