
Dejvid Kut është dënuar me 9 muaj burg, pasi u shpall fajtor për shkak se mbante në lapopin e tij një video seksuale të një mituri.
Gjykata vendosi që për 2 vite do të qendrojë në pezullim. Kjo do të thotë se Kut nuk do të shkojë në burg, nëse nuk kryen vepër tjetër penale.
43-vjeçari u paraqit për seancën në Gjykatën e Kurorës së Notingamit të enjten, ku u paraqitën edhe provat.
Ndërsa policia po analizonte pajisjet e Kut mes këtyre hetimeve të ndara, një video dy-minutëshe e 11-sekondash u zbulua në laptopin e tij Dell.
Dikur Kut ishte një nga gjyqtarët kryesorë të futbollit anglez. Vlen të theksojmë se ai kishte arbitruar më shumë se 100 ndeshje në Premier Ligë dhe ishte një gjyqtar që bënte pjesë në listën e FIFA.
Lini një Përgjigje