TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 16:12

Serbi akuzon talentin shqiptar, në Australi nis investigimi për racizëm (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Serbi akuzon talentin shqiptar, në Australi nis investigimi për

Medin Memeti është pjesë e një investigimi në Australi, për racizëm ndaj Justin Vidiç. Lojtari serb është ankuar, ndërsa pretendon se Memeti e ka thirrur “cigan” gjatë ndeshjes së fundit të luajtur më 6 janar. Melburn Siti ku aktivizohet sulmuesi shqiptar fitoi 1-0 ndaj Brisbane Roar.

Melburn Siti nuk ka reaguar për akuzat ndaj talentit të tyre shqiptar. Kjo çështje është bërë e madhe në Australi, ndërsa së fundmi është njoftuar se investigimi po kryhet nga federata.

Një situatë që u faktua ishte në vitin 2017, kur portieri Dean Buzanis që luan aktualisht me Brisbane u dënua për pesë ndeshje. Asokohe ishte pjesë e Melburn Siti dhe e quante Besart Berishën e Melburn Viktorit një “cigan”.

Memeti është 18 vjeç dhe bën pjesë tek Australia U-19. Për të mbetet e paprecedentë.

medin memeti futbollisti shqiptar justin vidiç

Lini një Përgjigje