
Barcelona është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës, e cila edhe këtë vit zhvillohet në Arabinë Saudite, në formatin “Final Four”. Në Yeddah, në gjysmëfinalen e parë mes Barcelonës dhe Atletik Bilbaos, katalanasit siguruan finalen falë një fitore të thellë 5-0.
Barcelona gjeti golin fillimisht në minutën e 22, ku Runi Barxhi pasoi për Fermin Lopez, ky i fundit u nis të godiste, por topi përfundoi te Ferran Torres, i cili e dërgoi në rrjetë.
Në minutën e 30, Rafinaj asistoi bukur në zonë, Fermin Lopez me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës, dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 34, Barcelona gjeti golin e tretë me Runi Barxhi. Suedezi shënon, falë edhe gafës së Unai Simon.
Në minutën e 38 ishte radha e Rafinjës për të gjetur golin. Pasi mori një top nga Runi Barxhi, braziliani depërtoi bukur në krahun e majtë, u fut në zonë dhe me një goditje me të majtën, e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 4-0 për katalanasit.
Në fillim të pjesës së dytë, Rafinja shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për katalanasit, pas disa tentativave radhazi. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Barcelona fiton 5-0 dhe pret në finale fituesin e çiftit Real Madrid-Atletiko Madrid, ndeshje e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 20:00.
Lini një Përgjigje