TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2026, 20:40

Atalanta mposht Bolonjën dhe i afrohet Europës, Napoli shmang humbjen ndaj Veronës

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta mposht Bolonjën dhe i afrohet Europës, Napoli shmang humbjen

Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, 0-2 ndaj Bolonjës, në trasnfertën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, e vlefshme për javën e 18 në Serinë A. Protagonisti kryesor i takimit ishte Nikola Krstoviç, me nga një gol në secilën pjesë. Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në vendin e 7 me 28 pikë, duke iu afruar zonës së Europës, Bolonja mbetet në vendin e 6 me 26 pikë.

Pas dy fitoreve radhazi, Napoli ngec sërish, këtë herë duke barazuar 2-2 ndaj Veronës, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”. Në minutën e 16, Martin Frese shënoi një gol shumë të bukur me finte, pas asistit të Sheik Niase, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 24, Alesandro Bonxhorno prek topin me dorë brenda zonës, penallti për Veronën. Gift Orban u tregua i saktë dhe dyfishoi shifrat për Veronën. Pjesa e parë u mbyll 0-2.

Në pjesën e dytë, erdhi kundërpërgjigjja e vendasve, të cilat barazuan shifrat 2-2, me golat e Skot Mek Tomeni në minutën e 54 dhe kapitenit Xhovani Di Lorencos në minutën e 82. Pas këtij barazimi, Napoli renditet në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 18 me 13 pikë.

atalanta bolonja napoli verona seria a

Lini një Përgjigje