TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2026, 18:30

Futbollisti francez bie nga ujëvara dhe ndërron jetë, 22-vjeçari u përpoq të bënte selfie me të dashurën

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti francez bie nga ujëvara dhe ndërron jetë,

Futbollisti francez, Aleksis Vergos ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur, ndërsa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.

Sipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper Ergué Armel FC, klubi ku ai luante, shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale: “Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Aleksis Vergos, djalit të Tierrit, trajneri të ekipit C dhe vullnetarit të klubit. Aleksis filloi të luante futboll me ne në moshën 6 vjeçare dhe luajti në ekipin e të rriturve deri dy sezone më parë. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtë e tij në zi”.

aleksis vergos futbollisti francez

Lini një Përgjigje