
Bërnli do të presë sot Mançester Junajtid, ndeshje e vlefshme për javën e 21 në Premier Ligë, në orën 21:15. Te besuarit e Skot Parker vijnë nga një moment tej mase i vështirë, 11 ndeshje pa fitore radhazi në kampionat, ndërsa mbajnë vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.
Për ta, dueli me “Djajtë e Kuq” është shansi i “artë” për të bërë kthesën e madhe, aq me tepër ndaj një kundërshtari në krizë, pa trajner, ndërsa ndodhen jashtë çdo objektivi.
Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, sipas mediave angleze do e nis nga minuta e parë për Bërnlin.
Precedenti i parë që 24-vjeçari shqiptar është përballur me Mançester Junajtid përkon më 12 shkurt të vitit 2022, në “Old Trafford”.
Detaji interesant është se Broja luajti kundër idhullit të tij, Kristiano Ronaldo, ndërsa i shkoi shumë pranë golit në minutën e 54 (pritje spektakolare nga De Gea), e ku sot do të kërkojë që të përmbushë “misionin” kundër “Djajve të Kuq”.
Lini një Përgjigje