
Tim Civeja me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, Sabruken. Megjithatë, mesfushori 24-vjeçar do të mbetet në Bundesligën 3 gjermane, për shkak se kërkohet nga rivalët e skuadrës aktuale.
Rot-Vais Esen e ka marrë shumë seriozisht transferimin e Civejas. Sipas mediave gjermane, shqiptari s’do ta refuzonte një ndryshim ambienti, edhe pse ende s’ka marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.
Në krahun tjetër, në rast se Essen s’do të bindë Saarbruken për të lënë të lirë shqiptarin në janar, do të presë verën, atëherë kur edhe do të përfundojë kontrata e 24-vjeçarit.

Kujtojmë se Civeja deri më tani ka bërë një sezon fantastik. Në 20 ndeshje të luajtura, ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë, ndërsa vlera e tij në “Transfermarkt”, është 300 mijë euro.
Ai ka luajtur edhe 5 ndeshje me ekipin e Kombëtares shqiptare U-21, ku ka debutuar në vitin 2023. Ndërkohë vlen të përmendet se nëse do të bashkohet me Esen, do të luante në të njëjtin ekip me Klaus Gjasulën.
Lini një Përgjigje