
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani po zhvillon paraqitje mbreslënëse me Napolin në Serinë A. Sipas gazetarit sportiv në Italia Nikolo Shira, Rrahmani ka rënë dakord me kampionët e Serisë A për zgjatjen e kontratës, ndërsa do të përfitojë 3.8 milionë paund në vit.
Edhe pse ka pasur propozime “faraonike” nga Arabia Saudite dhe Premier Liga, 31-vjeçari shqiptar i Kosovës i ka qendruar besnik napolitanëve.
Pas 17 javësh të zhvilluara në Serinë A këtë sezon, të besuarit e Antonio Kontes mbajnë vendin e 3 me 37 pikë, 2 më pak se Interi kryesues. Ndeshja e radhës është sonte ndaj Veronës në shtëpi.
???? Excl. - Amir #Rrahmani will extend his contract with #Napoli. Agreed personal terms for a new contract with a salary of 3,8M/year. Rrahmani has turned down some richer offers from Saudi, Turkey and Premier League to stay at Napoli. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 7, 2026
Lini një Përgjigje