TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2026, 21:11

Bëri debutimin me kombëtaren më 2025, risia e Silvinjos u bashkohet pretendentëve të Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Bëri debutimin me kombëtaren më 2025, risia e Silvinjos u

Maldini Kacurri ka mbyllur zyrtarisht huazimin me Morekamben në kategorinë e pestë angleze. Talenti i Kombëtares rikthehet sërish te Arsenali, ndërsa është menjëherë në radarin e disa klubeve angleze dhe konkretisht atyre të kategorisë së pestë.

Për Kacurrin po diskutohet sërish huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e transferimit të përhershëm. Te Morekambe bëri mirë në krahasim me shokët e skuadrës, pasi ekipi pozicinohet në vendet e fundit.

20-vjeçari që ishte risi e Silvinjos për vitin 2025 u largua nga Morekambe me kujtimin e 18 ndeshjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi një gol, asistoi një tjetër dhe provoi po ashtu kartonin e kuq.

Shumë ulje dhe ngritje, por e shijova dhe mësova shumë gjatë kohës sime te Morekambe. Falenderime për tifozët, lojtarët dhe stafin e trajnerëve që më pritën, u uroj më të mirat të gjithëve që janë të lidhur me klubin”, shkruan Kacurri në postimin e tij.

Bëri debutimin me kombëtaren më 2025, risia e Silvinjos u

I dalë nga moshat e Fulhamit, Arsenali e pikasi të riun shqiptar dhe e afroi gjatë verës së vitit 2022, duke e huazuar fillimisht te Bromli pas dy sezoneve shumë të mira me ekipin U-21 të 'Topçinjve'.

Kacurri përjetoi edhe një moment tjetër të paharueshëm më 4 shtatorin e 2025, duke debutuar me ekipin A të Shqipërisë në miqësoren e fituar 0-1 kundër Gjibraltarit.

maldini kacurri talenti i kombëtares

Lini një Përgjigje