
Armando Broja ka kaluar një periudhë pozitive përgjithësisht te Bërnli në kohët e fundit teksa ka arritur të zhbllokohet me gol dhe ka marrë më shumë minuta. Megjithatë një gol që nuk nxjerrë në pah të gjitha vlerat e këtij sulmuesi, ndërsa ndeshjen më të mirë të mundshme e nxorri ndaj Njukasëllit, atje ku dhuroi edhe një asist.
Menjëherë pas ndeshjes më të mirë, vjen një paraqitje e dobët, ajo e fundit ndaj Brajtonit. Ndeshja e radhës për Bërnlin do të jetë nesër ndaj Mançester Junajtid në shtëpi dhe Armando Broja do të jetë sërish titullar.
Sulmuesi shqiptar ka përfituar në kohët e fundit edhe faktin se Foster ishte larguar në Kupën e Afrikës. Megjithatë aventura e tij në atë kompeticion ka mbaruar dhe do të niset sot drejt Anglisë, por nuk mund të jetë i gatshëm për të luajtur nesër nga minuta e parë. Nga ana tjetër Fleming vazhdon të jetë i dëmtuar dhe trajneri Parker ka vetëm një zgjidhje në majën e sulmit që është Armando Broja.
Ky është shansi i fundit i Armando Brojës për të kapur përfundimisht vendin e titullarit, ndërsa nëse do të ketë një tjetër performancë të dobët, do ta humbiste me kthimin e Fleming dhe Foster që tashmë do të jenë pjesë e ekipit, por pas kësaj ndeshjeje të nesërme.
Lini një Përgjigje