TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2026, 17:47

“Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe”, Duka dhe Silvinjo në unison pas rinovimit të kontratës

Shkruar nga Pamfleti

“Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së

Silvinjo do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit, të paktën deri në korrik. Kontrata e brazilianit me Shqipërinë kishte përfunduar në dhjetor të vitit 2025.

Megjithatë, duke qenë shumë pranë Botërorit 2026, më saktë në fazën “play-off”, FSHF-ja dhe tekniku Silvinjo gjetën dakordësinë për të vazhduar së bashku.

Ndërkohë që për herë të parë ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shprehet mjaft optimist për këtë zgjatje bashkëpunimi.

Vazhdojmë së bashku drejt ëndrrës së madhe të Botërorit 2026”, shkruan Armand Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Nga ana tjetër edhe trajneri Silvinjo, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Federatën Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës deri në muajin korrik.

Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur rrjetet sociale për të konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit, duke publikuar një postim në “Instagram”, ku shkruan shkurtimisht: “Vazhdojmë së bashku.”

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare përgatitet për marsin historik. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinalen e “play-off”-it më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare më 31 mars do të luajnë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi.

armand duka presidenti i fshf silvinjo trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje