
Kristjan Asllani ka përfunduar në qendër të merkatos. Torino nuk do të blejë kartonin e mesfushorit dhe në këtë mënyrë palët do të ndërpresin mes tyre bashkëpunimin dhe lideri kuqezi do të rikthehet tek Interi.
Por siç dihet as te zikaltërit nuk ka minuta dhe klubi zikaltër punon për gjetjen e një tjetër skuadre për Asllanin. Pas Fiorentinës, Sassuolos dhe Parmës, tashmë një tjetër ekip ka dalë në skenë për shërbimet e shqiptarit.
Sipas “Marca” bëhet me dije se drejtuesit e Xhironës kanë nisur kontaktet me Interin për të marrë informacion për Asllanin. Skuadra spanjolle po kërkon përforcime për gjysmën e dytë të sezonit, pasi aktualisht renditet në vendin e 17 në tabelë.
Tashmë për 23-vjeçarin qendrimi në Serinë A nuk është prioritet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “pistë”.
Lini një Përgjigje