TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 15:49

Mario Mitaj vesh fanelën e Barcelonës, mbrojtësi shqiptar i “shtang” të gjithë në nisje të merkatos së dimrit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj vesh fanelën e Barcelonës, mbrojtësi shqiptar i

Mario Mitaj siç dihet tashmë prej muajsh vazhdon karrierën në Arabinë Saudite, ku mbrojtësi shqiptar është një element kyç i Al-Itihad. 22-vjeçari së fundmi na ka zbuluar diçka të veçantë për veten e tij.

Në një postim në “Insta-Story” ka treguar se është një fans i skuadrës së Barcelonës. Kjo pasi Mitaj mban veshur fanelën e katalanasve, ndërsa ishte prezent në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah për të parë nga afër gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ku Barcelona triumfoi 5-0 ndaj Atletik Bilbaos.

Një postim i cili ka surprizuar tifozët. Gjithsesi asgjë nuk ka të bëjë me ndonjë transferim, pasi siç dihet Mitaj ka kontratë me skuadrën arabe deri në qershor të 2028.

Mario Mitaj vesh fanelën e Barcelonës, mbrojtësi shqiptar i

mario mitaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje