TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 17:20

Rei Manaj “flirton“ me rikthimin te Sivaspori, FIFA dhe skuadra turke mbeten pengesë

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj “flirton“ me rikthimin te Sivaspori, FIFA dhe skuadra

Rei Manaj kërkon të rikthehet te Sivaspori. Sulmuesi i Kombëtares nuk është përshtatur me Sharjah FC dhe klubi turk konsiderohet po ashtu dritare, që të mbetet pjesë e kuqezinjve.

Fakt është se merkato e Sivasporit qendron e bllokuar nga FIFA, për shkak të humbjes së gjyqeve. Trajneri Mehmet Altiparmak ka zbuluar se gjithçka është drejt zgjidhjes.

Për momentin, të gjitha dosjet lidhur me hapjen e mundshme të merkatos po shqyrtohen një nga një. Jemi afër përfundimit të këtij procesi dhe dimë se mbeten shumë pak. Shpresojmë që kjo situatë të mbyllet brenda 3-5 ditëve të ardhshme.

Shpresojmë që javën e ardhshme do të hapet merkato dhe ne do të fillojmë gradualisht me transferimet tona. Ne e duam shumë Rei Manajn. Do të donim ta kishim një lojtar si Manaj këtu, por ai ka një klub të tijin.

Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në lidhje me situatën e klubit të tij, por ne po punojmë për këtë çështje, pavarësisht se a do të vijë apo jo. Çdo trajner dëshiron ta ketë Manajn në ekip. Ne me të vërtetë e duam shumë. Aktualisht, prioriteti ynë kryesor është hapja e merkatos. Pasi ta zhbllokojmë, do të ndajmë informacionet lidhur me transferimet e tjera”, u shpreh trajneri i Sivasporit.

rei manaj sulmuesi shqitar sivaspor

Lini një Përgjigje