TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 21:18

Finalja dramatike i buzëqesh PSG-së, parizienët fitojnë Superkupën e Francës falë “ruletës ruse“

Shkruar nga Pamfleti

Finalja dramatike i buzëqesh PSG-së, parizienët fitojnë

PSG-ja fiton Superkupën e Francës, pasi mposhti nga pika e bardhë e penalltise Olimpikun e Marsejës. Në finalen e luajtur në Kuvajt, koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, 20 minutat e fundit të takimit ishin shumë interesante. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për PSG-në, falë golit të fituesit të “Topit të Artë”, Osman Dembele në minutën e 14, pas asistit të të zakonshmit Vitinja.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin e drejtuar nga Roberto De Zerbi. Në minutën e 76 ishte Mejzën Grinud, që barazoi shifrat 1-1, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë anglezi pas një faulli nga portieri Lukas Shevalier.

Në minutën e 87, një krosim në zonë i Hamed Zhunior Traore, u devijua në portën e tij nga Uillian Paço. Në minutën e 4 shtesë nga 6 të dhëna, PSG-ja barazoi shifrat me Gonçalo Ramos.

Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi të gjatë të Vitinjës për Bredli Barkola, ky i fundit pasoi me kokë për Ramos, portugezi dërgoi topin në rrjetë. Koha e rregullt u mbyll 2-2.

Dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e PSG-së u treguan më të saktë. Gonçalo Ramos, Vitinja, Nunjo Mendes dhe Dezajër Due, u treguan të saktë për PSG-në. Për Marsejën gabuan O’Rilli dhe Traore, shënoi vetëm Murijo.

 

psg marsejë superkupa e francës

Lini një Përgjigje