TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Janar 2026, 22:07

Superkupa e Spanjës/ Reali “hakmerret” ndaj Atletikos, madrilenët kualifikohen në finale dhe ‘përplasin brirët’ me Barçën

Shkruar nga Pamfleti

Superkupa e Spanjës/ Reali “hakmerret” ndaj Atletikos,

Reali i Madridit është finalisti i dytë për Superkupën e Spanjës dhe në finalen e madhe do kemi “El Clasico”. Në gjysmëfinalen e lujtur në Jeddah të Arabisë Saudite, mes Atletikoss ë Madridit dhe Realit të Madridit, fituan 1-2 “Los Blancos”, duke u “hakmarr” ndaj humbjes 5-2 në La Liga.

Derbi u zhbllokua që në minutën e 2, kur Federiko Valverde shënoi një gol spektakolar përmes një goditjeje të fuqishme dënimi nga distanca, duke na kujtuar golat e Roberto Karlos. Në minutat në vijim, Reali i Madridit pati dy shanse të mira me Rodrigo Goes dhe Vinicius Zhunior, por pa gjetur golin.

Në anën tjetër, Atletiko e Madridit pati shanset e veta me Aleks Baena dhe Alekandër Shorloth dhe Julian Alvarez, por pa gjetur dot rrjetën, falë edhe një super Tibo Kurtua. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Realin e Madridit.

Ekipi i drejtuar nga Çabi Alonso e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e dytë në minutën e 54 me Rodrigon. Braziliani tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas asistit po aq të bukur të Federiko Valverdes.

Në minutën e 57, Xhuliano Simeone krosoi në zonë, Aleksandër Shorloth mposhti me kokë Tibo Kurtua. Pavarësisht tensioneve të shumta në fushë dhe mundësive për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Reali i Madridit fiton 1-2 dhe në finalen e së dielës do të përballet me Barcelonën.

real madrid atletiko madrid superkupa e spanjës

Lini një Përgjigje