TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2026, 15:18

I ati në burg për përdhunimin e vajzës shqiptare, super ofertë për djalin e ish-sulmuesit të Milanit dhe Realit

Shkruar nga Pamfleti

I ati në burg për përdhunimin e vajzës shqiptare, super

Merkato e futbollit është e mbushur me "thashetheme" dhe një prej tyre vjen nga Brazili. Sipas mediave, Interi është duke ndjekur Robinjo Zhunior, djalin 18-vjeçar të ish-sulmuesit të Milanit dhe Realit, Robinjo. Sipas portalit “UOL”, talenti i ri i Santosit ka shfrytëzuar pushimet e Krishtlindjeve për të vizituar Italinë dhe për të vizituar ambientet e klubit zikaltër.

Inter - Robinjo Zhunior, shifrat

Drejtuesit e Interit, të interesuar për të prej një viti, thuhet se janë përpjekur të bënjë një lëvizje konkrete për janarin, duke ofruar një shumë të konsiderueshme prej 22 milionë eurosh në total (18 milionë euro fikse plus 4 milionë euro bonuse). Megjithatë, kjo ofertë ende nuk është miratuar nga Santos.

Klubi brazilian e ka refuzuar ofertën, duke shtyrë çdo diskutim deri verën e ardhshme, kur do të detyrohet të vlerësojë mundësinë e shitjes së lojtarit ( kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 ) tek ofertuesi më i lartë.

Robinjo Zhunior nuk është i bindur për Interin

Jo vetëm kaq, por vetë Robinjo Zhunior dëshiron së pari të kuptojë nëse kjo është koha e duhur për t'u larguar nga Brazili dhe sigurisht që do të donte të luante në atdheun e tij për të paktën gjysmën e parë të vitit. Prandaj, Interi ka propozuar blerjen e tij menjëherë dhe më pas ta lërë te Santos deri në qershor, por as Santos dhe as rrethi i lojtarit (dhe familja) nuk janë të bindur se kjo është zgjidhja e duhur.

Kujtojmë se i ati i Robinjo Zhunior, ish-sulmuesi i Realit të Madridit dhe Milanit, vuan një dënim me nëntë vite burg në Brazil pasi në vitin 2013 ishte pjesë e një grupi që përdhunoi një vajzë shqiptare 23-vjeçare në Milano.

robinjo zhunior djali i ish-sulmuesit të milanit dhe realit

Lini një Përgjigje