
Nedim Bajrami debuton me Renxhërsin në Ligën e Europës, trajneri i beson vendin e titullarit mesfushorit shqiptar
Renxhërs do të luajë këtë pasdite në transertë përballë Malmo, ndeshjen e vlefshme për fazën e grupit të Ligës së Europës. Sfida që do të zhvillohet në “Eleda Stadion” në Suedi, do të startojë në orën 18:45.
Tashmë dy “timonierët” kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë, me trajnerin e skuadrës skoceze që i ka besuar Nedim Bajramit fanellën e titullarit.

Lini një Përgjigje