TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2024, 16:30

Quhet Maldini dhe është shqiptar, mbrojtësi kuqezi së shpejti partner me Berat Gjimshitin?

Shkruar nga Pamfleti

Quhet Maldini dhe është shqiptar, mbrojtësi kuqezi së

Quhet Maldini, por nuk është italian. Babai, tifoz i zjarrtë i Milanit, 18 vite më parë vendosi t’i jepte këtë emër të birit, duke u frymëzuar nga legjenda e klubit kuqezi, mbrojtësi i madh italian, Maldini.

E kemi fjalën për shqiptarin Maldini Kacurri, i cili dje debutoi me skuadrën e parë të Arsenalit. Mikel Arteta i ka besuar mbrojtësit shtatlart për pak minuta, duke i dhënë mundësinë të shfaqë talentin e tij në ndeshjen kundër Boltonit në Carabao Cup.

18-vjeçari është një nga talentet më të spikatur në futbollin anglez. Ai mund të bëhet lojtar i rregullt i skuadrës së parë tek Arsenali. Sigurisht, ne presim gjithashtu që Kacurri të jetë yll i së ardhmes i kombëtares shqiptare.

Shtatlarti ka disa paraqitje për ekipet e moshave si Shqipëria U17 dhe së fundmi në U19. Ai ka bindur me performancat e tij dhe së shpejti mund ta shohim si partner të Gjimshitit apo Ismajlit në mbrojtjen kuqezi.

maldini kacurri mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje