TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2024, 17:39

Mbape u dëmtua në ndeshjen me Alaveshin, a ka marrëveshje mes Ançelotit dhe Deshamp?

Shkruar nga Pamfleti

Mbape u dëmtua në ndeshjen me Alaveshin, a ka marrëveshje mes

Është një goditje e rëndë që as Reali i Madridit nuk e kishte pritur pas fitores ndaj Alaveshit të martën në mbrëmje me rezultatin 3-2. Kilian Mbape, i lënë pushim si masë paraprake për shkak të një problemi në kofshë, në fakt u dëmtua shumë më rëndë nga sa pritej.

Dëmtimi i tij muskulor nënkupton një mungesë të paktën për 3 javë. Mjafton për të vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e radhës të klubit Merenges, por edhe grumbullimin e radhës me kombëtaren e Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“L'Equipe”, në edicionin e sotëm bën një bilanc të situatës. Duke u siguruar që marrëdhëniet mes “Gjelave” dhe Realit janë të qarta për çështjet mjekësore, e përditshmja franceze specifikon gjithashtu se Karlo Ançeloti dhe Didier Deshamp kanë ndërtuar një “marrëdhënie të madhe besimi për disa vite”.

Për sa i përket çështjes Mbape, ka të ngjarë që dy trajnerët të kenë telefonuar njëri-tjetrin për të vlerësuar situatën. Dhe gazeta siguron se nëse Ançeloti i kërkon Didie Descamp që të lërë Mbape në Madrid për t'i ofruar një periudhë rikuperimi dyjavore dhe trajneri i Bluve nuk do të ketë asnjë vështirësi në këtë aspekt.

karlo ançeloti didier deshmap kilian mbape

Lini një Përgjigje