
Edon Zhegrova flet pak, por kur flet nuk lë gjë pa thënë. Bashkë me Arijanet Muriç dhe Florent Muslijën, mesfushori u përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.
Federata e Futbollit e Kosovës e argumentoi vendimin duke u shprehur se tre lojtarët kishin thyer rregulloren e brendshme të skuadrës. Ata munguan në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse do të kthehen për sfidat e muajit tetor.
Edon Zhegrova deri më tani nuk ka reaguar, me përjashtim të një InstaStory në rrjetet sociale, por gazetarët francezë e kanë pyetur në konferencën për shtyp dhe më në fund ai është shprehur:
“Po, diçka e vogël ndodhi me kombëtaren. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se vendimin e mori Federata, jo trajneri. Gjithsesi, problemi kaloi. Ecim përpara”.
Lini një Përgjigje