TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 22:16

Çezena kualifikohet në 1/8 e Kupës së Italisë, ekipit të Kristjan Shpendit i bashkohet edhe Udineze

Shkruar nga Pamfleti

Çezena kualifikohet në 1/8 e Kupës së Italisë, ekipit

Pas tre ndeshjeve të para të fazës së 1/16-ve të Kupës së Italisë të zhvilluara të martën sonte ka vijuar programi i këtij kompeticioni, ku janë zhvilluar edhe dy përballje të tjera.

Më konkretisht Çezena dhe Udineze kanë arritur të sigurojnë fitoret e radhës, duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në raundin e 1/8.

Kështu, në “Stadio Romeo Anconetani”, Çezena e Kristjan Shpendit ka arritur një fitore të madhe duke mundur minimalisht, 1-0, vendasit e Pisa me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 54, nga Celia, ndërsa për “bomberin” shqiptar pati vetëm rreth 20 minuta në pjesën e dytë, teksa e nisi sfidën nga stoli.

Në krahun tjetër, në “Stadio Friuli”, vendasit e Udinezes kanë fituar me rezultatin e thellë, 3-1 përballë skuadrës së Salernitana me treshen Bijol, Luka e Ekelenkamp që shënuan nga një gol në minutat 20, 44 e 47, për të nxjerrë “të pavlefshëm” golin e Simi.

Ndërkaq, në fazën e 1/8, Çezena do të ndeshet me “zikaltërit” e Atalantës, ndërsa Udineze me ata të Interit.

 

çezena udineze kupa e italisë

Lini një Përgjigje