TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 20:07

Pësoi aksident, ish-portieri i PSG drejt firmës me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi aksident, ish-portieri i PSG drejt firmës me ekipin e ri

Sipas asaj që raportohet nga Relevo, ish-portieri i Sevijas dhe PSG, Serxhio Riko është një hap larg kalimit në Katar, tek Al-Gharafa. Spanjolli Riko, i cili pësoi aksident me kuaj më 28 maj të vitit të kaluar, është gati të rikthehet protagonist.

Për të arritur deri te firma me Al-Gharafa, nevojitet vetëm pak kohë, për të sistemuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Ai ka luajtur për skuadra të ndryshme. “Gardiani”  është aktivizuar në La Liga për Sevijan dhe Majorkën, ndërsa në Angli ka mbajtur veshur fanelën e londinezëve të Fulhemit.

 

serxhio riko ish-portieri i psg

Lini një Përgjigje