TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 17:40

Alen Sherri ndan momentet speciale me fansat pas kualifikimit në Kupën e Italisë: Debutim i paharrueshëm (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Alen Sherri ndan momentet speciale me fansat pas kualifikimit në Kupën

Gardiani shkodran Alen Sherri, bëri debutimin e tij me skuadrën e Kaljarit, në duelin e Kupës së Italisë ndaj Kremonezes, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0, teksa portieri kuqezi mbajti portën e paprekur.

Një moment tepër special ky që do të mbahet mend gjatë nga Sherri, i cili ka postuar 4 foto në faqen zyrtare të tij në “Facebook”, duke shkruar: "Debutim i paharrueshëm me Kaljarin. Bravo çuna"! 

Mediat italiane vlerësuan mbrëmjen e djeshme përformancën e Sherrit në mesin e shtyllave.

Pjesa e parë e përjetuar praktikisht si spektator. Më i ngarkuar në pjesën e dytë, por gati kur thirret. Dridhet nga një pavendosmëri që rrezikon t’i japë kundërshtarit mundësinë për gol. Megjithatë, një performancë e gjitha për t’u respektuar” – shkruhet në raport.

Kujtojmë se portieri që u shpall kampion me Egnatian u transferua në Serinë A gjatë merkatos së verës. Dhe sot do të jenë minutat e para për të në Itali.

alen sherri portieri shkodran

Lini një Përgjigje