TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 16:10

Nevil Dede debuton për “hakmarrje”, ironia e fatit e ‘përplas’ teknikun kryeqytetas me ish-ët

Shkruar nga Pamfleti

Nevil Dede debuton për “hakmarrje”, ironia e fatit e

Bylisi njoftoi para disa çastesh që Emmanuel Egbo nuk do të jetë më trajner i ekipit. Klubi ballshiot mbylli bashkëpunimin me nigerianin, teksa trajner të ri ka emëruar Nevil Deden.

Për këtë të fundit debutimi do të jetë sa i veçantë, por edhe me mllef. Bylis do përballet me Elbasanin këtë të diel në orën 16:00 dhe për Deden do të jetë sfida e parë në krye të ballshiotëve.

Kujtojmë që Elbasani e largoi Nevil Deden disa javë para fillimit të kampionatit. Tashmë, debutimi i tij si ‘timonier’ i Bylisit pritet me shumë interes, ku përballë do të ketë ish-ët e tyre, ndaj të cilëve do të kërkojë hakmarrjen.

Bylisi në gjashtë javët e para të Superligës ka siguruar një fitore, dy barazime dhe tre humbje. Me pesë pikë ballshiotët renditen të parafundit.

nevil dede bylis tekniku kryeqytetas

Lini një Përgjigje