
Atalanta është mposhtur në shtëpi nga Komo në ndeshjen e vlefshme për javën e 5 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në Bergamo, përfundoi 2-3 ne favor të miqve.
Në fakt, ishte Atalanta që kaloi e para në avantazh. Zapakosta shënoi një supergol në minutën e 18, por nuk mjaftoi për 3 pikët. Komo ia doli që të përmbyste me golat e Strefezas, Fadera dhe një autogol të Kolasinac. Goli i Lukman në fund rezultoi vetëm për statistikë.
Me këtë fitore Komo ngjitet në vendin e 15 me 5 pikë. Në krahun tjetër, Atalanta mbetet në kuotën e 6 pikëve në vendin e 12.
Lini një Përgjigje