
Kapiteni i Grashoperit, Amir Abrashi ka treguar për makthin që përjetoi para ndeshjeve të play out-it në Superligën e Zvicrës kundër Thunit.
Skuadra e mesfushorit shqiptar, mbijetoi falë fitores 2-1 në ndeshjen e dytë, teksa ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 1-1.
“Ishte një nga momentet më të rëndësishme në karrierën time. Unë nuk isha një njeri. Unë pothuajse nuk fola në shtëpi, për fat të mirë gruaja ime e kuptoi situatën. Kisha netë pa gjumë dhe mendoja shumë gjëra në kokën time. Po të kisha rënë nga Superliga, do të më vinte aq turp sa nuk do të kisha guxuar të pija një kafe në qytetin e Zyrihut. Nuk e di se çfarë do të më kishte bërë mua dhe klubit, rënia e parë në karrierën time, edhe mendërisht. As nuk dua ta di”, ka treguar Abrashi për “Blick”.
Pasi siguroi mbijetesën, Abrashi u nis për në Shqipëri. Me Kombëtaren kuqezi, ai nisi përgatitjet për Europianin që u zhvillua në Gjermani.
“Gjendja emocionale ishte çmenduri absolute, e vështirë për t’u shprehur me fjalë. Më janë dashur disa ditë për ta marrë veten. Kishte netë kur zgjohesha me makth dhe mendoja se isha përsëri në play out”, është shprehur Abrashi.
Abrashi, tashmë 34-vjeç për Grashoperin ka luajtur 250 ndeshje. Me Shqipërinë është paraqitur në 50 ndeshje, duke shënuar vetëm 1 gol.
Lini një Përgjigje