TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2024, 22:26

Kaljari u kualifikua në 1/8 e Kupës së Italisë, mediat italiane vlerësojnë paraqitjen e Alen Sherrit

Shkruar nga Pamfleti

Kaljari u kualifikua në 1/8 e Kupës së Italisë, mediat

Kjo e martë solli debutimin e Alen Sherrit në portën e Kaljarit. Skuadra nga Sardenja  luajti në shtëpi ndaj Kremonezes në Kupëne Italisë, takim ky i fituar minimalisht 1-0 nga skuadra ku luan portieri shqiptar. Mediat italiane, kanë vlerësuar përformancën e Sherrit në mesin e shtyllave.

Pjesa e parë e përjetuar praktikisht si spektator. Më i ngarkuar në pjesën e dytë, por gati kur thirret. Dridhet nga një pavendosmëri që rrezikon t’i japë kundërshtarit mundësinë për gol. Megjithatë, një performancë e gjitha për t’u respektuar” – shkruhet në raport.

Kujtojmë se portieri që u shpall kampion me Egnatian u transferua në Serinë A gjatë merkatos së verës. Dhe sot do të jenë minutat e para për të në Itali.

alen sherri portieri i kombëtares shqiptare kaljari

Lini një Përgjigje