TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 15:53

Debutoi me fitore me Al Itihad, Mario Mitaj reagon pas suksesit në Kupën e Arabisë

Shkruar nga Pamfleti

Debutoi me fitore me Al Itihad, Mario Mitaj reagon pas suksesit në

Mario Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares debutoi me Al Itihad në ndeshjen e Kupës ndaj Al Ain.  Ai luajti 71 minuta, duke ndihmuar ekipin në fitoren e pastër 3-0.

Mitaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur i lumtur për debutimin. “I lumtur për debutimin dhe fitoren”, ka shkruar Mitaj në rrjetet e tij sociale.

Vëmendja tani është në kampionat, aty ku ekipi i Loren Blank pret Al Khalej.

Kujtojmë se Mario Mitaj kaloi te kjo skuadër nga Lokomotiva e Moskës , në formën e huazimit.

Djaloshi i përfaqësueses kuqezi “përqafoi” projektin e Lorent Blank, me shpresën se gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur. Sa i takon kampionatit, Al Itihad renditet në vendin e dytë pas 5 javësh.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje