TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 15:32

FSHF vazhdon prej 2 vitesh avazin, nga 500 deri në 25000 lekë bileta për ndeshjen me Çekinë

Shkruar nga Pamfleti

FSHF vazhdon prej 2 vitesh avazin, nga 500 deri në 25000 lekë bileta

Shqipëria do të presë Çekinë më 16 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndërkohë FSHF-ja ka nxjerr në shitje biletat për të gjithë tifozët e interesuar për ta ndjekur nga afër këtë përballje. Çmimet variojnë nga 500 deri në 25000 lekë.

Për herë të parë një pjesë e tribunës ballore kushton 10 mijë lekë.

Çmimet për pjesën më të madhe të tribunave nuk janë ekonomike duke vazhduar trendin e vendosur prej dy vitesh nga FSHF-ja.

Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/dueli-i-radhes-ne-ligen-e-kombeve-dalin-ne-shitje-biletat-per-eki-shqiperi-i245118

çeki-shqipëri liga e kombeve

Lini një Përgjigje