TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 16:33

Sarri apo Sauthgejt? Kush do të jetë trajneri i ri i Armando Brojës në krye të Evertonit

Shkruar nga Pamfleti

Sarri apo Sauthgejt? Kush do të jetë trajneri i ri i Armando

Për Evertonin është hapur një kapitull i ri në histori. Padronët amerikanë të Friedkin kanë marrë drejtimin e klubit nga Liverpuli dhe sikundër flitet nga mediat në ishull janë gati të investojnë te klubi i ri për ta rikthyer Evertonin në një klub ambicioz. Në fakt këtë sezon skuadra e re e Armando Brojës po vuan, teksa pas 5 javëve të para ndodhet në vendin e 19 me vetëm 1 pikë. Megjithatë eksperienca në Serinë A te Roma mund ta ndihmojë Friedkin të investojnë në mënyrën e duhur, për të shpëtuar klubin këtë sezon e më pas për të menduar në vijim për ndërtimin e një skuadre konkurruese.

Shën Dajs duket se i ka ditët e numëruara në pankinë, me drejtuesit e rinj të Evertonit që po mendojnë që tani për të sjellë në krye të skuadrës një trajner me “peshë”. Dikur rivalë të kryeqytetit në derbin e Serisë A, por duket se emri i preferuar për amerikanët është ai i Mauricio Sarrit. Ish-tekniku i Lacios, Juventusit dhe Çelsit duket se është emri i duhur për ritkhimin e Evertonit në një ekip ambicioz. Eksperienca e tij e gjatë dhe fakti se ka drejtuar edhe në Premier Ligë në kohën kur ai ishte në krye të Çelsit, janë avantazhet e italianit.

Nëse kjo pistë dështon alternativa është një teknik jo me më pak “peshë” se sa Sarri. Bëhet fjalë për ish teknikun e “Tre Luanëve” Garet Sauthgejt. 8 vite në krye të kombëtares angleze i kanë dhënë atij hovin cilësor për të drejtuar një klub të rëndësishëm dhe pse jo Evertoni duket se mund të jetë një opsion i mirë për të, duke parë projektin e ri.

Teksa jemi në pritje të rikuperimit edhe të sulmuesit të kombëtares sonë Brojës, për ta riparë sërish në fushën e lojës, tek klubi nga Liverpuli ka nisur puna për zbatimin e një projekti ambicioz në drejtimin e padronëve amerikanë, projekt në të cilin mund të jetë pjesë pse jo edhe Armano Broja, me sulmuesin kuqezi që duhet të bind drejtuesit me performancën e tij në fushë, në mënyrë që këta të fundit të blejnë kartonin e tij nga Çelsi, në përfundim të sezonit.

mauricio sarri garet sauthgejt everton armando broja

Lini një Përgjigje