TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 20:57

Bodo Glimt surprizon Porton në Ligën e Europës, talenti norvegjez shkatërron “Dragojtë” me 2 gola dhe një asist

Shkruar nga Pamfleti

Bodo Glimt surprizon Porton në Ligën e Europës, talenti norvegjez

Porto pësoi një humbje tronditëse në Norvegji, ndaj Bodo Glimt (ndeshje e vlefshme per Ligën e Europës), pasi “Dragonjtë” pësuan 3 gola, 2 nga të cilat nga një emër i njohur në Serinë A dhe nga Milani, Jens Peter Haug. Pikërisht djaloshi norvegjez shënoi dy gola dhe dhuroi një asist që vulosën rezultatin final, edhe pse verdhezinjtë luajtën gjithë pjesën e dytë me dhjetë futbollistë pasi doli me të kuq Divbik.

Haug u rrit në ekipin e të rinjve të Bodø/Glimt. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 13 prill 2016, duke marrë vendin e futbollistit me origjinë shqiptare Fitim Azemi në fitoren 6-0 ndaj Fløya në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të kampionatit; shënon një hat-trick në pjesën e mbetur të takimit.

Nga aty rritja e madhe dhe shpërthimi për t’u bërë ylli i ekipit, deri kur data 24 shtator 2020 do të ndryshonte fatin e tij, pasi shkëlqeu në “San Siro” në sfidën Milan-Bodo Glimt ne Ligën e Europës, turi kualifikues, duke shënuar dhe gol. Transferimi te kuqezinjtë për gati 5 mln euro.

Por, edhe pse aventura kuqezi nisi mirë, ai me pas nisi te shuhej dhe kështu qe me shëerthimin e Leaos nisi te gjente më pak vend dhe u shit te Ajntrahti i Frankfurtit që e huazoi në Belgjikë. Aty ku nuk gjeti dot veten deri kur pas një turi europian u rikthye në atdhe, Norvegji, sërish te Bodo Glimt, në verën e këtij viti.

porto bodo glimt liga e europës

Lini një Përgjigje