TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 20:33

Shqipëria siguron medaljen e parë në Peshëngritje, Ertjan Kofsha fiton të bronztën në Kampionatin Botëror të të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria siguron medaljen e parë në Peshëngritje, Ertjan

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha është renditur në vendin e tretë në botërorin e shtangës për të rinj, pesha 96 kg, turne që po zhvillohet në Leon të Spanjës. Ai mori medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ku bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Ai realizoi me sukses dy provat e para, ku ngriti fillimisht 156 kg dhe më pas 161 kg. Në përpjekjen e tretë provoi të ngrinte 163 kg, por pa sukses, por u klasifikua në vendin e tretë.

Në stilin e shtytjes, Kofsha realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti me sukses 191 kg. Në dy provat e tjera, shtangisti kuqezi u përpoq të ngrinte fillimisht 195 kg e më pas 197 kg, por pa sukses.

Kështu, ai renditet në vendin e pestë në stilin e shtytjes, ndërsa në dygarësh klasifikohet po në vendin e pestë, me 352 kg në total. Një paraqitje pozitive ë të riut shqiptar, që premton të jetë e ardhmja e këtij sporti.

ertjan kofsha peshëngritësi shqiptar

Lini një Përgjigje