TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 21:40

Juxhin Xhaja protagonist në Ligën e Europës, arbitri shqiptar akordon akordon karton të kuq dhe penallti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Juxhin Xhaja protagonist në Ligën e Europës, arbitri shqiptar

Juxhin Xhaja ka gjykuar sot ndeshjen mes AZ Alkmaar-it dhe Elfsborgut e vlefshme për Ligën e Europës.

Sfida ka përfunduar me fitoren 3-2 të holandezëve. Miqtë ishin të parët që kaluan në epërsi falë golit të shënuar nga Ouma në minutën e 23.

Më pas ishte Van Bomeli ai që përmbysi shifrat me golat e shënuar në minutat 44 dhe 50. Hedlundi barazoi sërish vetëm 3 minuta më vonë, por baraspesha ishte e përkohshme.

Alkmari fitoi një 11 metërsh në minutën e 74 të përballjes, që u shndërrua më pas në gol nga Parroti. Si për të mos mjaftuar humbja, Elfsborgut i duhej ta mbyllte ndeshjen me një lojtar më pak.

Holmen ndali në minutën e 86 aksionin e holandezëve me një ndërhyrje të parregullt dhe si lojtari i fundit i skuadrës suedeze mori ndëshkimin me karton të kuq nga Juxhin Xhaja.

Në fund ndeshja prodhoi rezultatin 3-2 në favor të Alkmarit, i cili merr kështu tre pikët e para në Ligën e Europës.

juxhin xhaja arbitri shqiptar ndeshja e ligës së kombeve

Lini një Përgjigje