TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2024, 22:45

Talenti shqiptar debuton me Arsenalin, moment special në karrierë për 18-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Talenti shqiptar debuton me Arsenalin, moment special në karrierë

Moment special në karrierë! Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit. 18-vjeçari, u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta, në Kupën e Anglisë, në sfidën ndaj Boltonit.

Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70. Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenalit, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë. 

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri sot debutimin me ekipin e parë. Një moment i veçantë për Kaçurrin, që po jeton një ëndërr fëmijërie. Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17. 

Hera e fundit kur Kaçurri ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U-19 ka qenë 17 tetori i vitit 2023 në duelin miqësor ndaj Turqisë.

maldini kaçurri mbrojtësi shqiptar arsenal

Lini një Përgjigje