TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2025, 20:53

“Ne jemi Vllaznia”, Edi Martini kërkon falje për gjestin në ndeshjen me Dinamon; një mesazh edhe për “hienat” nëpër studio

Shkruar nga Pamfleti

“Ne jemi Vllaznia”, Edi Martini kërkon falje për gjestin

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka qenë personazhi i momentit në këto javët e fundit në elitën e futbollit shqiptar. Deklaratat e shpeshta por edhe gjesti jo fort i hijshëm gjatë duelit ndaj Dinamos, e kanë shndërruar në protagonist absolut.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, tekniku shkodran ka kërkuar falje, për veprimin e bërë pas ndeshjes ndaj Dinamos, ndërkohë që ka thumbuar analistët që dalin nëpër studio duke i quajtur hiena.

Postimi i plotë i Edi Martinit:

Tifoze shkodrane dhe jo vetem me lejoni qe me ane te ketij postimi du t’ju kerkoj ndjese per ate veprim te bere pas ndeshjes nga ana ime ,qe ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas nje ndeshje te veshtire qe donim me cdo kusht ta fitonim dhe e arritem me shume mund. Sa per ato hienat qe dalin neper studio i them qe pervecse me motivoni mua dhe djemt e ekipit tim nuk na beni asgje tjeter sepse ne jemi VLLAZNIA.

 

“Ne jemi Vllaznia”, Edi Martini kërkon falje për gjestin

edi martini trajneri i vllaznisë

Lini një Përgjigje