TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2025, 19:32

Antonio Konte largohet nga Napoli pas humbjes kundër Bolonjës, reagojnë kampionët e Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Antonio Konte largohet nga Napoli pas humbjes kundër Bolonjës,

Disfata ndaj Bolonjës është arsyeja kryesore e cila vendosi Napolin përpara përgjegjësisë. Paraqitja në fushë ka zhgënjyer ekipin si dhe tifozët, pas asaj humbjeje me shifrat 2-0.

Në kohën kur Napoli duhet të mblidhte forcat dhe të përmirësohej, trajneri Antonio Konte “zhduket” pasi për seancën stërvitore, përgjegjës ka qenë ndihmësi i tij, Kristian Stelini. Sipas napolitanëve largimi nuk ishte surprizë, por i paralajmëruar.

"Napoli rifilloi stërvitjen sot. Axurrët ishin të përfshirë në një seancë pasdite, duke kryer një fazë aktivizimi të ndjekur nga punë tekniko-taktike. Zoti Antonio Konte, siç është planifikuar dhe rënë dakord me klubin prej kohësh, do të kthehet në Qendrën Stërvitore SSC Napoli të hënën, më 17 nëntor”, shkruan klubi italian duke mos dhënë arsye.

antonio konte tekniku italian napoli

Lini një Përgjigje