
Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është një nga figurat kryesore në kombëtaren e Zvicrës. Helvetët do të përballen me Suedinë më 15 nënëtor dhe 3 ditë më vonë ndaj Kosovës për kualifikueset e grupit B të “Botërorit 2026”.
Gjatë stërvitjes me përfaqësuesen, Xhaka është pyetur nga gazetari vendas shkurtimisht, teksa kryefjala kishte të bënte me gjuhët që 33-vjeçari flet:
“Flas vetëm gjermanishten e Zvicrës dhe kjo është e mjaftueshme”. Edhe pse mund të duket gati e pabesueshme, Granit Xhaka me këtë deklaratë refuzon hapur se flet gjuhën shqipe.
Në Botërorin e vitit 2018, u luajt ndeshja Serbi-Zvicër në grupe, e mbyllur në barazim 1-1. Xhaka e Shaqiri festuan golin e fitores me simbolin identifikues të shqiptarëve, shqiponjën. Kjo “skenë” u “lexua” se ata nuk i kishin harruar “rrënjët” e tyre.
Epo mos pafshi e mos degjofshi gje ju gazetaret se i fusni edhe nje titull skandaloz dhe hajde se e kryem. Granit Xhakën tani e njef gjithë bota qe eshte Shqiptar boll me budallëqe çerdheje dhe ai i shkreti ka thene di kete gjuhë pa marre parasysh Shqipen si çdo shqiptar se ate ka gjuhën e nenes dhe ne shqiptarët zakonisht themi di kaq gjuhe pa marre parasysh gjuhën e nenes. Po boll shpifet o te uruar mos u bini njerëzve ne qafe se u shef I MADHI ZOT
Te lumte goja o xha Myslymi! Jua bere paq!
Granit Xhka e ka tregu veten kush eshte. A ju kujtohet ..., Mos u perpiqni me i ul vlerat, e ka tregu veten. Nuk e njoh fare , por i uroj me te mirat qe deshiron per veten e vet. Lum ajo nane qe e ka.
Lereni patriotizmin sportiv. Sa primitiv qe jemi.!!! Patriotizmin kerkojani Sales, Rames, Kurtit. Atyre po. Ata duhen te jene patriot, ta duan atdheun e ta zhvillojne ate. Se a e beri shqiponjrn me duar, a flet shqip, kjo nuk çon askund. Edhe diçka. Nuk kendohen kenge patriotike neper stadiume. Shkoni , shikoni futboll, shijojeni , ndonje thirrje per ti mbeshtetur lojtaret, pa e tepruar dhe kaq.