TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2025, 16:21

I doli emri në Superiore pas dorëheqjes nga Ballkani, Orges Shehi kthehet në kryeqytet dhe takohet me drejtorin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

I doli emri në Superiore pas dorëheqjes nga Ballkani, Orges Shehi

Omer Bunjaku ka publikuar një foto me Orges Shehin. Drejtori sportiv i Tiranës ka trazuar kështu merkaton, që për trajnerët është gjithmonë e ethshme.

Miqësia e vërtetë nuk matet me kohën, por me besimin”, shkruan Bunjaku që ka punuar me Shehin për një kohë te Ballkani. Shehi ka trazuar ujërat në Superiore, pasi ka paraqitur dorëheqjen te Ballkani dhe pritet të largohet deri në përfundim të vitit.

I doli emri në Superiore pas dorëheqjes nga Ballkani, Orges Shehi

Emri i tij ka qarkulluar menjëherë te Partizani dhe Teuta, gjatë ndeshjes të cilën vendosi të shikonte në stadiumin “Niko Dovana”. Gjithsesi deri tani asgjë nuk është konkretizuar.

Shehi pritet të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Dhe jo pak klube po shfaqen të interesuara.

 

orges shehi tirana

Lini një Përgjigje