
Humori racist i Hygerta Sakos në emisionin sportive ‘Supergol’ u kritikua shumë në rrjet. Ish-Miss Albania, tani moderatore, ishte në lidhje direkte me lojtarin e Burrelit Arnold Siaw. Ky i fundit po priste të intervistehoej, pas ndeshjes ndaj Pogradecit (2-0), ku ai ishte autori i një goli. Sako tha se nuk i lexonte dot emrin (si pasojë e ngjyrës së errët të lëkurës), duke bërë që edhe të ftuarit në emision të qeshnin bashkë me të.
Klubi i futbollit të Burrelit ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”.
“Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si ‘shaka’, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë”, thekson klubi.
Duke shprehur mbështetjen për futbollisitin, të cilin e quajnë “pjesë të familjes” dhe një person që ka “fituar respektin e të gjithë tifozëve e qytetit tonë me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë”, Burreli kërkon që “RTSH dhe drejtuesit e emisionit në fjalë të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit tonë”.
Pas reagimit të klubit të Burrelit, për sjelljen jokorrektë të moderatores Hygerta Sako dhe panelistëve të saj me lojtarin Arnold Siaw, s’mbaron me kaq. Një “thumb” është hedhur edhe nga trajneri Samuel Nikaj.
“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”, është shprehja e publikuar nga trajneri i Burrelit.
Lini një Përgjigje